Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Polemikat për “Prefektin”, reagon aktori Ben Derhemi: Rrjetet sociale i kanë dhënë të drejtë çdo “qënie intelektuhale” të shpifë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Teatri Kombëtar vendosi që me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit të lexojë online në Facebook pjesë nga vepra “Prefekti” të Besim Levonjës. “Prefekti” shkaktoi reagime të forta dhe polemika në rrjetet sociale, pasi kishte në qendër Qazim Mulletin, kryetar i bashkisë së Tiranës (1939 – 1940) dhe më pas Prefekt i Tiranës (1942 – 1944).

Në nisje të kësaj shfaqjeje regjisori Spiro Duni u përpoq që t’i jepte shfaqjes një tjetër këndvështrim. Ai tha se kjo është “një sprovë për të nënvizuar idenë e një profeti që paralajmëron se çfarë e zeze do ta gjejë Shqipërinë për shumë vite më pas”.

Në faqen e Facebook të Teatrit Kombëtar kanë qenë të shumtë replikat dhe polemikat mes atyre që e kanë konsideruar të pavend rikthimin e kësaj shfaqjeje dhe të tjerëve që e kanë përshëndetur. Rolin e Qazim Mulletit, që përpara viteve “90 e kishte mbajtur aktori Robert Ndrenika, tani i ishte besuar Arben Derhemit.

Aktori Ben Derhemi reagon pas këtyre polemikave dhe i quan ato sajesa të “intelektuhaleve” që rrjetet sociale u kanë dhënë mundësi të shpifin.

Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo ‘qenie intelektuhale’ te sajoje e shpife ç’i intereson dhe i vjen per shtat, por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete, leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”, ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si figurë historike te madhe. Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra………………….. “U ulen malet , u ngriten Halet”, shkruan aktori.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img