Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Polemikat në mediat dhe akuzat për aksidentin me vdekje, vettingu konfirmon në detyrë prokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për prokurorin Ajazi kryesohej nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Ndërkohë, Komisioni ka vendosur të transferojë për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një çështje ndaj shtetasve D.P. Dhe L.D., të pushuar në vitin 2015 nga Prokuroria e Elbasanit. Pas daljes në vetting të Ajazit, në media nisën disa polemika dhe akuza për një aksident me vdekje që prokurori ka shkaktuar.

Lexo edhe: Gazetari: I pezulluar nga Ina Rama dhe i përfshirë në një aksident me vdekje, Vettingu “mbyll” sytë për Kreshnik Ajazin

Gjatë  seancës dëgjimore të premten më 25 qershor, nuk u evidentuan probleme domethënëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërkohë që prokurori Ajazi u pyet dhe dha shpjegime për disa çështje të hetuara prej tij.

Gjithashtu, në seancë u relatua se nga verifikimi i ankesave ndaj prokurorit Ajazii, është evidentuar një çështje e vitit 2012 lidhur me një hetim të nisur ndaj tij për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Relatorja Bekteshi sqaroi se në atë periudhë, Ajazi është pezulluar nga detyra, por pas pushimit të çështjes nga Prokuroria e Fierit, Ajazi ishte kthyer në detyrë, shkruan BIRN.

Kreshnik Ajazi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Vlorës. Më vonë ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2019 u komandua si drejtues në Elbasan. Më 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat 3 vjeçar.

Më shumë

spot_img
spot_img