Portali gazetatema.net i publicistit Mero Baze, ka ironizuar mediat në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu për “sulm” të qëllimshëm ndaj ministrit Arben Ahmetaj.
Tema shkruan se këto media, kanë nisur një sulm të qëllimshëm ndaj ministrit duke filluar që nga publikimi I lajmit për një abuzim të mundshëm për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës tek gazeta “Panorama”, duke kaluar në sulme personale tek “Balkanweb-i”.
Portali “Balkanweb” i “Gazetës Shqiptare”, publikoi një artikull ku jepte disa versione për dorën e fashuar të ministrit Arben Ahmetaj, gjatë seancës së djeshme parlamentare. "Balkanwebi” shkruan se ministri dorën mund ta ketë dëmtuar gjatë kohës që ishte duke u stërvitur në një palestër femrash, ose sepse ia ka kërkuar kryeministri që të mos vjedhë, ose sepse nga që “duke qënë ekstremist në kohën e Berishës së parë, Rama i ka kërkuar ta harrojë të djathtën”.
Tema aludon se: “ …Irfanit i është prishur diku qejfi me ministrin. Por, se ku, koha këtë koha mund ta tregojë.”