Në njërën anë një Inter makthi në sfidën e humbur në shtesë ndaj Torinos dhe në anën tjetër Juventus gjithmonë e më shumë i inspiruar nga Paul Pogba. Pikërisht këto kulme ka dhuruar serie A këtë të dielë.
Një ndeshje jo e këshillueshme për të sëmurët me zemër ishte ajo në San Siro. Inter-Torino rezervoi “shokimin” më të madh në fund kur krosoi El Kaddouri, u përgjigj me kokë Maxi Lopez, dhe Moretti shënoi golin e fitores 1-0 për Torinon.
Ndërkohë Paul Pogba inspiroi Juventusin në fitoren 2-0. Talenti me ngjyrë dribloi një mbrojtës dhe shkarkoi të majtën në rrjetë në golin e parë. “Zonja e Vjetër” siguroi më pas ndeshjen ndaj Chievo me golin e zviceranit Lichtsteiner në minutën e 73.
Inter 0 – 1 Torino
Juventus 2 – 0 Chievo
Parma 1 – 2 Cesena
Sampdoria 1 – 1 Palermo
Verona 1 – 0 Atalanta