Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Po vinte nga Kosova, ARRESTOHET në Kukës Ballist Morina!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina  ditën e sotme është arrestuar nga Policia e Kukësit.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë teksa po vinte nga Kosova dhe mbi të rëndon akuza e “Armë mbajtje pa leje”.

albsig

Ndalimi i Morinës u bë me vendimin e Gjykatës të Durrësit të cilët e kanë dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.

Ndërkohë, më herët në lidhje me arrestimin er Morinës reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin shqiptar në Beograd.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kukës

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin I. M.,  40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.

Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img