Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po vilnin ullinj, dy të vdekur dhe një i plagosur në qarkun e Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Po vilnin ullinj, dy të vdekur dhe një i plagosur në qarkun e

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme, pasi kanë rënë aksidentalisht nga pema. Bëhet fjalë për një 62 vjeçar nga Ksamili që është rrëzuar teksa po mbledhte ullinj dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërsa një 65 vjeçar nga Vlora, i cili gjithashtu po vilte ullinj, ka rënë nga pema dhe ka humuur jetën. Një punëtor i gjelbërimit në Vlorë është  rërzuar teksa ppo krasiste pemët dhe tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimet e Poolicisë: 

Sarandë/Informacion paraprak: Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, thotë Policia e Vlorës.

“Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, vijon njoftimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll