Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

“Po vij si pelegrin”, Papa Françesku vizitë historike në Irak

spot_img

Lajme të ngjashëm

Papa Françesku ka mbërritur ditën e sotme në Irak, për një vizitë katër ditore Bagdad.

Kjo është hera e parë që një Papë viziton vendin me shumicë myslimane. Ati i Shenjtë është pritur nga kryeministri Mustafa al-Kadhimi në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, teksa ka ecur mbi tapetin e kuq për të hyrë më pas në ambientet e brendshme.

Vizita nuk është anuluar pavarësisht shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, ndërsa gjatë mbërritjes së Papës, një numër i madh njerëzish e kanë mirëpritur duke valëvitur flamurin e Vatikanit.

Papa do të udhëtojë përgjatë lumit Tigri për të mbërritur më pas në pallatin presidencial ku do të takohet me kreun e shtetit Barham Saleh.

Gjatë qëndrimit në Irak Ati i Shenjtë do të zhvillojë takime ndërfetare në zonën arkeologjike Ur, që njihet si vendlindja e Abrahamit, themeluesi i besimit monoteist.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img