Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Po vij në shtëpi”, Dua Lipa do të këndojë në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, do të këndojë në festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet këtë vit në fillim të gushtit në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë", Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkuan Dua Lipa në Instagram.

Në festival do të performojnë edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtar, si pop-artisti latin J-Balvin dhe DJ i famshëm, Diplo.

 Festivali do të mbahet në Prishtinë datat 4-5-6 dhe 7 gusht, ndërsa në datat 26-27-28 gusht do të jetë në Tiranë, ku do të këndojnë shumë këngëtarë të njohur shqiptarë dhe jo vetëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese