Një tjetër denoncim ka ardhur në rubrikën e ish-kryeministrit Sali Berisha, “qytetari dixital”, ku një biznesmen ka thënë se drejtori i Portit të Durrësit vendos taksa të majme mbi bizneset.
Sipas mesazhit, koncesionari turk DCT merr nga biznesmenët 120 euro për kontenier gjatë shkarkimit, ndërkohë që shton se kjo metodë është e kundraligjshme.
Ai ka vijuar me denoncimin duke shkruar se vetëm ditën e djeshme ai ka paguar 820 euro për 6 kontenierë.
POSTIMI:
Drejtori i Portit te Durresit vendos taksa personale mbi biznesmenet!
Lexoni denoncimin e biznesmenit dixhital. sb
“z.Berisha pershendetje , jam nje biznesmen qe kam lidhje prej vitesh me portin e durresit.Ka me shum se 1 muaj qe koncesionari Turk DCT i konteinereve na merr nje tarife per shkarkimin e konteinereve prej 120 EURO per konteiner. Kjo tarife eshte teresisht e kundra ligjshme, porti i durresi nuk ka tarife per zbrazje konteinresh,por ato justifikohen duke shprehur qe kane marr miratimin e Drejtorit AFRIM BAKAJ…. kjo eshte skandal i vertet , si ka mundesi qe lejeohen keto operacione kur nuk ka tarife dhe neve si biznese na rendojne ne kurriz. Un nuk dua ta di sa lek ka marr Bakaj nga Turqit nuk me intereson fare por du vetem qe mos te tallen me gjaku tone.Dje kam paguar 820 euro per 6 konteiner kur deri dje nuk paguaja asnje lek. Kjo eshte nje marreveshje e paster korruptive ndermjet Afrim Bakaj dhe turqeve…na mbyten fare nuk po punojm dot.Ju lutem ta raportoni kete rast, anonim ju lutem”