Hapësire reklamuese

Politikë

‘Po vëmë lekë nga xhepi për të paguar qiranë’, Grida Duma me përfaqësues të biznesit të vogël në Kavajë: Do e frenojmë krizën ekonomike

Shkruar nga Newsbomb
Drida Duma

Drejtuesja politike e PD-së për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Duma dëgjoi problematikat e tyre, duke shtuar se vendi është në një situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Përfaqësuesit e biznesit i thanë Dumës se problemet janë të shumta, duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, madje u shprehën se ata detyrohen të paguajnë nga xhepi për të paguar qiranë.

Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu