Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Po vazhdojmë takimet, populli është i kënaqur”, Edi Rama telefonon dhe vë në siklet Dionis Imerajn: Leji more këto, a po i takoni njerëzit apo jo? (Biseda)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një telefonatë me ish-kryebashkiakun e Dibrës Dionis Imeraj, i cili tashmë është angazhuar në garën për deputet në 25 prill.

Teksa e pyeste sesi shkonte fushata në Diber, Imeraj iu përgjigj Ramës se gjithçka ishte mirë dhe populli ishte i kënaqur. “Leji more këto populli i kënaqur. A po i takoni njerëzit nji nga nji, kudo?”, ia ktheu Rama duke e vënë në siklet socialistin.

Kryeministri nuk la pa thumbuar dhe LSI që e quajti “partia e kontrollorëve ajror”, ndërsa Imeraj i tha se “ata” janë shumë dobët.

Pjesë nga biseda

Rama: Çthotë Dibra
Imeraj: Po mirë… Vazhdojmë me takimet. Populli i kënaqur, na mirëpret
Rama: Leji more këto populli i kënaqur. A po i takoni njerëzit nji nga nji, kudo?
Imeraj: Patjetër, patjetër. Nji nga nji. Në çdo fshat, qytetet. Të gjitha. I kemi shpërndarë të gjithë kandidatët
Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai (Qesh)
Imeraj: Ai… (Qesh) Ai bën xhiro. Ai më duket se ska bërë as vaksinën, shkon nëpër klube dhe mos na infekton njerëzit aman. Ai infekton, ne duket me i shëru, kshu vajti kjo punë
Rama: Ça ti bësh, ça ti bësh. Po Mati, Bulqiza si duken?
Imeraj: Mirë. Kam qenë, shkoj 1 ditë po 1 ditë jo. Lëviz në Bulqizë e Mat, vazhdojnë takimet…. Frymë shumë pozitive, do ta mbyllim me sukses
Rama: Ke besim ëë?
Imeraj: Po patjetër, patjetër…
Rama: Po kjo partia e kontrollorëve ajror si shkon kjo? (Qesh)
Imeraj: Kjo… kjo sështë asgjëkundi. Nuk duket asgjëkundi. Dalin nëpër terren po e kanë humbur fare
Rama: Nesje. Të lutem shumë, porositi dhe të tjerët që me njerëzit duhet shumë komunikim, kudo
Imeraj: Patjetër
Rama: Duhen pranuar me modesti dhe me shumë vetëdije gjerat që nuk shkojnë. Ju kam thënë dhe më ra goja…

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img