Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Po vadiste bimët e hashashit, 20 vjeçari në Krujë kapet “mat” nga Policia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 20 vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë së Krujës, pasi është kapur duke u kujdesur për një parcelë të mbjellë me hashash.

Bëhet me dije se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. E., i cili u kap duke vaditur 124 bimë narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fashtit Bruz – Mal, Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bruz-Mali”.

U kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike, vihet në pranga 20-vjeçari.

Asgjësohen me anë të djegies 124 bimë të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar.

Në vijim të kontrolleve intensive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të grumbullara në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia e Krujës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bruz-Mali”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë e 20-vjeçarit E. E., duke vaditur 124 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fashtit Bruz – Mal,   Krujë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. E, 20 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.

Bimët narkotike janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më shumë




spot_img








spot_img