Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po udhëtonte me biçikletë, makina përplas për vdekje 40 vjeçaren në Kamëz (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Mësohet që një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, por që është bërë me dije vetëm ditën e sotme.

Mësohet se ditën e djeshme në zonën e Institutit një grua 40 vjeçare me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë.

Bëhet me dije se policia ka arrestuar drejtuesin e makinës që aksidentoi 40 vjeçaren.

Me anë të një njoftimi zyrtar policia ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur më 1 janar dhe është shënuar si aksidenti i parë me viktima në Shqipëri për vitin 2020.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.