Hapësire reklamuese

Rajoni

Po udhëtonin me makinë dhe debatuan, 34-vjeçari shqiptar godet me kaçavidë për vdekje bashkëkombasin në Itali (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Po udhëtonin me makinë dhe debatuan, 34-vjeçari shqiptar godet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesine  të dielën në Itali në zonën e Altedo, ku humbi jetën një 47-vjeçar shqiptar.

Shqiptari që humbi jetën është Ilir Dervashi. Fillimisht u raportua se shqiptari humbi jetën si pasojë e një aksidenti, por më pas autopsia zbuloi se bëhej fjalë për një vrasje.

Mediat italiane taportojnë se shqiptari ishte duke lëviziur me makinë, ku pasagjer ishte Miri Gurra 34 vjeç. Shoferi dhe pasagjeri kanë pasur një debat të ashpër, ku në një moment Gurra ka gjetur një kaçavidë në makinë dhe ka qëlluar disa herë 47-vjeçarin.

Si pasojë e goditjeve shqiptari ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rrugës. 47-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa pasagjeri, autori i ngjarje mbeti i plagosur.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksident, ndërsa më pas doli se ishte vrasje. Miri Gurra është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e 47-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese