Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Po transportonte me “Ford” 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 56-vjeçari në Korçë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 56-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzihet për trafikim të palogjshëm emigrantësh.

Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi me ininciale F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Ky i fundit në lagjen nr. 2, Korçë, është kapur duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i plotë i Policisë Korçë:

Vihen në pranga 2 shtetas njëri prej tyre në vijim të operacionit “Perimetri” dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim Policinë Kufitare, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Ky shtetas u konstatua nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 2, Korçë, duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F. K., kishte kaluar kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, si dhe drejtonte mjetin pa lejë drejtimi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img