Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 53-vjeçari nga Turqia

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 53-vjeçar nga Turqia me iniciale R.O., është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Turku u kap në flagrancë pasi ishte duke transportuar  emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

Ai i kishte futur emigrantët e paligjshëm në kamionin e tij dhe iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas turk.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. O., 53 vjeç, banues në Turqi.

Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img