Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Po transportonte drogë me “Audi”, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë, sekuestrohet kanabisi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për trafikim të lënëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. D.(K)., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” në përdorim nga ky shtetas, në lagjen “Isa Boletini”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.  

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “A2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë.

Sekuestrohen 7 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.  

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “A2”. 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. D.(K)., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” në përdorim nga ky shtetas, në lagjen “Isa Boletini”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img