Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Po transportonte çantën me para, dy persona dhunojnë dhe grabisin 55-vjeçarin më pas “ja futin vrapit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona ende të pa indetifikuar mëngjesin e ditës së sotme në rrugën e “Kavajës” në Tiranë kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë një shumë parash një kambisiti.

Sipas njoftimit të polcisë shtetasi Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute është goditur dhe më pas grabitur nga dy persona indetiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Të dy grabitësit menjëherë janë larguar nga vendi i ngarjes duke braktisur motorrin me të cilin qarkullonin.

Burime për media bëjnë me dije se janë marrë rreth 3 mln lekë.

Ndërkohë, që uniformat blu po bëjnë kontrollin e zonës për të kapur autorët.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img