Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE, arestohet 38 vjeçari në Korçë (VIDEO-DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9fd99081e257c21bfcef4360b394e3de

Një 38 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij disa emigrantë të paligjshëm.

Bëhet me dije se në pranga është vënë L. SH., 38 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Mitsubishi”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të tij, rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin me një leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, si edhe duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. SH., 38 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Mitsubishi”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të tij, rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin me një leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img