Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Po transportonte 56 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 46 vjeçari nga Durrësi, në kërkim bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 46 vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi po transportonte 56 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës.

Altin Melani u kishte premtuar se do t’i çonte drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit, ndërkohë që në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, 36 vjeçari Elvis Hoxha.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 46 vjeç, banues në Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin A. M., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës “Benz” në pronësi të shtetasit E. H., 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë

spot_img
spot_img