Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
32 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm me makinë, arrestohet një 36-vjeçar në Gjirokastër (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se Lefter Dauti është kapur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, duke i transportuar emigrantët me një automjet tip “Ford” kundrejt shpërbemit me premtimin se do t’i çonte drejt vendeve të BE.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.    

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë:

DVP Gjirokastër

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.  

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 18”.   

Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen një automjet, një sasi parash dhe një aparat celular.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 18”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasin L. D., duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img