Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm me “Alfa Romeo”, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë paligjshëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K. H., 26 vjeç, banues në Kavajë, i cili u kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.  

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me

Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Alfa Romeo”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img