Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Po transportonin 14 emigrantë, arrestohen në flagrancë dy persona një tjetër shpallet në kërkim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e qytetit të Korçës pasi u kapën duke transportuar 14 emigrantë në pagjigjshëm kundrejt një pagese.

Sipas njoftimit të policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve D. L, 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec; B. M., 30 vjeç, banues në Kurdistan, Irak, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasi E. N., ishte bashkëpunëtor me 30-vjeçarin B. M., në këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërkohë, ,aterialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi I plotëe I Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. L, 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec; B. M., 30 vjeç, banues në Kurdistan, Irak, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N.

Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Podgorie, Maliq, shtetasin D. L., duke transportuar me mjetin furgon tip “VË Crafter”, 9 emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, u kap shtetasi irakian B. M., duke transportuar me mjetin “Mercedes-Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasi E. N., ishte bashkëpunëtor me 30-vjeçarin B. M., në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img