Hapësire reklamuese

Politikë

Po trajtohet si çështje familjare, Berisha për zgjedhjen e Presidentit: Rithemelimi do të flasë me gjithë spektrin opozitar

Shkruar nga Newsbomb
Po trajtohet si çështje familjare, Berisha për zgjedhjen e

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se grupi i punës i ngritur nga Komisioni i Rithemelimit do të diskutojë me gjithë spektrin opozitar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Sipas tij, Rama e ka kthyer këtë proces në çështje familjare.

"Përfshihet i gjithë spektri opozitar. Kjo nuk ka diskutim. Të imagjinosh një president jopolitik është një absurditet, se posti i Presidentit është qartësisht politik. Çdo, mendoj unë, parashikim tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar. Është i stisur dhe non sens.

PD ka një deklaratë sesi i vlerëson kriteret Alibeaj, janë të dala nga zyra e Ballës apo e Ramës. Vetëm për të zgjedhur një president i e do Edi Rama. Procesi po trajtohet si një çështje familjare. Ka ndodhur vetëm në Argjentinë", u shpreh ai.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha foli nga selia blu dhe për zgjedhjen e Kryesisë së Partisë. Sipas tij, juristët kanë rekomanduar që ajo të mos bëhet para 22 majit, kur është dhe data për kryetarin e ri.

"Juristët mendojnë se nëse veprohet në atë mënyrë (zgjidhet Kryesia deri në 22 maj) por tejkalohet Statuti. Do duhej në 2-3 nene të tejkalohej Statuti. Juristët mendojnë se nuk duhet bërë", shtoi ish-kryeministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu