Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

“Po thuhet që Bashën do e bëjnë President”, Fevziu: Ka informacione, do të ishte një SKANDAL

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se disa persona pranë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, kanë hedhur idenë e një një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President në mënyrë që të ikë nga PD-ja.

Fevziu thotë se kjo gjë i duket e sajuar, por nëse do të ishte e vërtetë atëhere do të ishte një “skandal”, pasi sipas gazetarit nuk mund të bësh President një politikan i cili i ka humbur të gjitha betejat.

 “Kam disa informacione, por derisa nuk i kam të konfirmuara personalisht nuk mund t’i ndaj. Ndërkohë që sot nga njerëz pranë zotit Basha, por gjithmonë pranë, nuk kemi informacion nga burimi, është hedhur ideja ose ka pasur kontakte duke thënë që shiko, po shihet mundësia e një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President në mënyrë që ta heqin nga PD. Kjo është një pikëpyetje tjetër nëse është e vërtetë apo jo. Mua personalisht më duket e sajuar sepse nuk mund të negociohet me një njeri që ka humbur çdo gjë për ta çuar President vetëm për të liruar PD.

Kjo mendohet si një “soft exit” në mënyrë që të mos ketë probleme. Kjo pastaj do ishte skandaloze nëse ky negocim do ishte i vërtetë. Dyshoj që të jetë i vërtetë. Nëse do ishte i vërtetë do të ishte skandal sepse do ta konsideronte Presidencën e Republikës si një plaçkë tregu që i jepet një njeriu thjesht për të mos prishur atë establishmentin e brendshëm”, tha Fevziu në Klan news.

Më shumë




spot_img








spot_img