Hapësire reklamuese

Rajoni

“Po tenton të mbrojë djalin e tij”, gazetari: Babai i Naim Murselit më mirë të heshtë

Shkruar nga Newsbomb
“Po tenton të mbrojë djalin e tij”, gazetari: Babai i Naim

Gazetari, Spartak Koka, thotë se Shaban Murseli po tenton të mbrojë djalin e tij, Naim Murselin, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari tha se Shaban Murseli po fshesh disa të vërteta në lidhje me ngjarjen. Për këtë arsye, sipas Spartak Kokës, është më mirë që Shaban Murseli të heshtë, se sa të thotë të pavërteta.

Gazetari, Spartak Koka, tha se Shabani po fshehë disa anë të errëta të djalit të tij.

Spartak Koka: Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, me gjithë respektin për fisin Murseli, nuk duhet marrë në konsideratë dëshmitë e tij. Diten kur u varros Liridona, ishte personi i cili hodhi poshtë kategorikisht se djali i tij, madje i përmendi shpenzimet e makinës vëllait të Liridonës, dhe ky person tani po mbron të birin, ka të drejtën ta mbrojë të birin, por nuk po na i thotë disa të vërteta. Kemi një problematikë në familje që nuk po na i tregon Shaban Murseli të vërtetën. Pyetja që s’kemi marrë sot përgjigje, me çfarë të ardhurash e bleu atë vile që mund të shkojë 500 mijë Euro atje në atë zonë? Është një nga zonat më të shtrenjta atje. Këtë përgjigje s’na e ka dhënë Shaban Murseli. Më mirë të heshtë se sa të na thotë të pavërteta. Ai nuk po na i thotë të vërtetat për djalin e tij. Ka disa anë të errëta djali i tij që ai po tenton ta mbrojë.

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Lexo edhe: “I kërkoj falje familjarëve dhe kombit”, babai i Naimit: S’do e bënte kurrë për para

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese