Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

“Po të dojë shteti e kap lepurin me qerre”, Maliqi: Politika është e lidhur me krimin brenda burgjeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se Policia ka lidhje me krimin brenda dhe jashtë burgjeve, teksa iu referua megaoperacionit në Elbasan, i cili çoi në pranga 28 person, mes tyre zyrtarë dhe oficerë burgjesh. Ai u shpreh në “Ora News” se këto arrestime mund të jenë të kamufluara.  

“Jam në dijeni të plotë për sistemin e burgjeve dhe në sistemin e policisë së shtetit. Shkeljet në sistemin  e burgjeve janë aq të mëdha dhe doli zbuluar tashmë koka e lidhjes polici shtetit- burgjet dhe krimin brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Ka një marrëveshje midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së rendit publik, për sigurinë në burgje por edhe për evidencat.

Nëse kemi lëvizje të burgosurve informohet policia e shtetit dhe merret një miratim paraprak nga policia. Kjo lidhje ka qenë në qendër por edhe në bazë. Në rastin konkret ne kemi arrestime dhe kjo nuk është çudi, këto kanë qenë të kamufluara. Këto ndodhin për shkak se krimi brenda dhe krimi jashtë janë një. Madje u përdorën dhe në fushatën elektorale. Përdoren edhe telefona fikse”, u shpreh Maliqi.

Maliqi tha ndër të tjera se politika në Shqipëri është e lidhur me krimin ku sipas tij vrasjet në vend ndodhin për shkak të neglizhencës së politikës.

“Politika është e lidhur keq brenda sistemit të burgjeve dhe jashtë sistemit të burgjeve. Po deshi politika atëherë ka rend dhe siguri, jo vetëm jashtë por edhe brenda burgjeve. Më të rrezikshmit jashtë, janë vetëm disa persona brenda. Shteti po të dojë e kap lepurin me qerre. Është neglizhencë e politikës, prandaj ndodhin vrasjet, krimet.  80% e administratës së burgjeve janë njerëz të ndershëm, ndërsa drejtuesit janë të emëruar me klane mafioze”, tha ish-deputeti.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img