Kryeministri Edi Rama bashkë me dy ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro ishin të pranishëm në hapjen zyrtarisht të rrugës Kardhiq-Delvinë, në tunelin e Skërficës.
Rama ka postuar një video pak më parë, teksa dëgjohet duke folur për projektet e tjera që përfundojnë dhe hapen së shpejti.
Kreu i qeverisë dëgjohet teksa thotë se më korrik do të hapet plotësisht edhe Bypass-i i Vlorës.
“Po tani, si është radha?” shkruan Rama më postimin e tij.
“Tani mbaroj kjo tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.