Hapësire reklamuese

Politikë

“Po sorrollatin Lulin në të gjithë Shqipërinë për ta bërë dhëndër” Rama: Si t’ja besosh vendin një kukulle që kurdiset nga Saliu?

Shkruar nga Newsbomb
“Po sorrollatin Lulin në të gjithë Shqipërinë

Gjatë një takimi me fermerët në Rrogozhinë, kryeministri Edi Rama  përsëri ka hedhur akuza kundrejt kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për mënyrën si po zhvillon fushatën elektorale në këtë kohë pandemie.

Të gjitha grumbullimet  e Bashës me simpatizantët e tij, Rama i cilëson si  të turpshme, kriminale dhe se mund të shërbejnë si një vatër infektimi.

“Ndërkohë, kur puna jonë vazhdon dhe ne duhet të çojmë para të gjitha punët e nisura na kanë dalë para prap këta xhakajdurë.  Xhakajdurët e të shkuarës , një shportë me karavidhe mbledhur atje në rraqe-rraqe kikiko  siç ishte ajo loja e famshme dikur qe mblidheshim  të gjithë te oborret e shkollave hip sipër njëri tjetrit duke krijuar një tablo krushqish dhe duke e sorrollatur Lulin nëpër Shqipëri për ta bërë dhëndër. Ndërkohë në këtë sorrolatje  ajo çfarë po bën Lulzim Basha së bashku me ata që organizojnë këto dasma pa nuse nëpër rrugët e Shqipërisë  është e turpshme  është një rrumpallë kriminale sepse ato janë vatra  infektimi”- tha ai.

Rama tha që ndërkohë që Lulzim Basha bën grumbullime me njerëz pa respektuar rregullat e vendosura për parandalimin e covid-19, ai dhe qeveria e tij po vazhdon procesin e vaksinimit masiv.

“Ne jemi një nga dy vendet në të gjithë rajonin që kemi hyrë në vaksinimin masiv dhe po vaksinojmë me një ritëm të cilin shumë shpejt do të dalin në pjesën lart të tabelës  në Europë, do të jemi mes vendeve të cilët vaksinojnë më shumë.  Ndërkohë, që ata nuk dua tja dinë as për njerëzit e tyre më besnik as për njerëzit më të përkushtuar të kësaj partie që i mbledhin aty dhe I ngjisin me njëri tjetrin me dy gishta me alurima me flamuj. Siç kanë bërë për 30 vite ku kanë gjetur shesh kanë bërë përshesh. Të mbarojnë zgjehdjet e pastaj të dali ku të dali”- shtoi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu