Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Po sillnin ilegalisht në Shqipëri 30 doza vaksinë AstraZeneca, arrestohen dy persona në Itali

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy burra iranianë janë arrestuar në portin e Barit, teksa po përpiqeshin të kalonin tridhjetë dona të vaksinës AstraZeneca.

Dozat e vaksinës u gjetën në një çantë frigoriferi në pronësi të dy shoferëve me dokumenta gjermane, por me origjinë iraniane që po udhëtonin me tragetin e linjës nga porti i Barit drejt Shqipërisë.

Nga mediat italiane bëhete ditur se dy shtetasit janë Abdolraim Orangui Asr e Ghassen Farhadi  69 e 73 vjeç, të cilët po udhëtonin me një makinë të tipit “Volvo” në tragetin “Aurelia” me destinacion Durrësin.

Flakonet janë të serisë ABË4330 me skandecë në korrik, por ende nuk është e qartë nga kanë ardhur ose në çfarë mënyre dy burrat i kishin siguruar dozat.

Vaksina u sekuestrua nga autoritetet e policisë doganore  dhe Guardia di Finanza italiane, ndërkohë që dy burrat u arrestuan dhe po vijon hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img