Hapësire reklamuese

Rajoni

‘Po sikur t’ju thërrasim ne shkije?’, ministri serb i përgjigjet deputetit shqiptar: Mos na mëso si të flasim! Siptari nuk është fjalë fyese, por sinonim

Shkruar nga Newsbomb
Aleksandar Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar duke iu përgjigjur deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë për Vulin dhe tha se Beogradi ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

Vulin u shpreh se fjala “šiptari” nuk është ofenduese, por është një sinonim i fjalës shqiptar, dhe sipas tij, Kamberi duhet të ndalojë së mësuari serbët se si duhet të flasin.

Në vijim të fjalës së tij, Vulin tha se sot kishte pritur t’ia thoshte në sy Kamberit, por ky i fundit nuk ishte në parlament.  

Vulin thotë se nuk po i kupton shqiptarët se pse e kanë problem t’i thërrasin si i quante gjyshi ose stërgjyshi i tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.