Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Po s’í mbajtët premtimet do bëheni MEME, Kryemadhi i përgjigjet Lolitës: Ne do të tejkalojmë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një intervistë për faqen e MEME-ve në Instagram, Lolita.

E pyetur për 25 prillin, Kryemadhi tha se shqiptarët duhet ta votojnë atë sepse nuk është si Edi Rama që kanabizoi vendin. Lidhur me temën e ballokumeve, ku Newsbomb.al konstatoi në videon e publikuar nga vetë Kryemadhi, që në furrë u futën 12 dhe dolën 6, ajo tha se 6 të tjerat nuk shkuan te oligarkët, pasi ata shkojnë hanë mish te Nusreti dhe jo ballokume.

Nëse do i mbajë premtimet ose në të kundërt do bëhet MEME, Kryemadhi u shpreh se LSI do të bëjë gjithçka për shqiptarët, të rinjtë dhe të rejat.

1. Pse duhe t’ju votojmë në 25 prill? Nuk jeni të gjithë njëlloj?

-Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. Nuk mund të jem. Unë nuk kam kanabizuar vendin, nuk mbledh vota me bandat. Unë nuk kam bërë marrëveshje minishengeni në dëm të interesave kombëtare dhe nuk pres të më mbështesë Vuçiçi me Zaevin në fushatë. Unë nuk jam arrogante as me qytetarët, as me gazetarët.  

2. 2. Etion Joka u kap sot duke blerë vota. Ky është ndryshimi për të cilin flisni?

-Nuk ju del e keqja atyre me Etion Jokën se ka qenë në PS dhe ka ikur. Mjafton të shikoni cili televizion i ka publikuar ato pamje për të kuptuar se ishte sulm i orkestruar nga ata që blerjen e votës e kanë bërë si të blesh gjethe rrushi për japrak.

3. Fute 12 ballokume dhe nxore 6. Ku shkuan 6 të tjerat, apo te oligarkët?

-Nuk hanë ballokume oligarkët, duan mish te Nustreti. Unë jam e vetmja që i kam përmendur me emra oligarkët dhe për këtë arsye na kanë censuruar nëpër media. Sa përmend inceneratorët, dalin këta me sondazhe dhe e nxjerrin LSI-në me asnjë mandat në Tiranë.

4. Çfarë do bëni për të zbutur konfliktin social që po shperthen në këtë fushatë?

-Me qeverisjen tonë askush s’do ndihet i pasigurtë, askush s’do përndiqet për votën, askush s’do rrijë me frikë nga bandat ose për vendin e punës. Bashkë me Ramën, ne do largojmë rrënjët e kriminalizimit të politikës shqiptare.

5. Çfarë mund të presin të rinjtë prej jush? (Nëse nuk i mbani premtimet, do bëheni meme)

Ne zotohemi ta zëvendësojmë modelin e Turit me arsim cilësor dhe profesional. Ne do investojmë tek te rinjtë me taksën e së ardhmes. Ne do ndihmojmë prindërit dhe gjyshërit të tejkalojnë momentet e vështira të covidit. LSI beson tek një e ardhme më e mirë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img