Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohet për shpërndarje droge.
Sipas medieve greke, i riu shqiptra u arrestua pas një operacioni mbrëmjen e së premtes në Nea Moudania të Halkidikit, teksa po transportonte kokainë dhe kanabis në zonë.
Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën dhe sekustruan 5.3 gram kokainë, 8.7 gram kanabis të papërpunuar dhe dy peshore elektronike, si dhe dy celularë e 300 euro kesh. Shtetasi shqiptar akuzohet tashmë për trafik të lëndëve narkotike.