Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Po shkurtohet udha e daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, mjeku Kalo thirrje: Kujdesuni dhe mos hezitoni të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet mundësia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se drita në fund të tunelit për pandeminë se vjen e po zmadhohet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se kanë kaluar 15 muaj që nga rasti i parë me Covid në Shqipëri, teksa thotë se ngadalë po vjen drita jeshile për të dalë nga pandemia.

Mjeku bën thirrje ndër të tjera se edhe pse jemi afër fundit nuk duhet që të nënvlerohen masat. Gjithashtu ai u bën thirrje qytetarëve  që sapo të gjejnë mundësi të vaksinohen.

“Kohë kovidiane….15.05.2021….Një fundjavë të qetë miq, të afërt, kolegë e bashkëkombas….Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mëndjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tyneli i gjatë i Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19”, dhe drita jeshile sa vjen e zmadhohet në fundin e tij….Kanë kaluar pothuajse 18 muaj, 1.5 vjet, nga observimi i rasteve të para të të sëmurëve në Ëuhan-in e largët të Kinës, dhe 15 muaj nga observimi i rasteve të para në Shqipëri….Shumë punë është kryer, shumë djersë e lotë janë derdhur këto 18 muaj të Pandemisë…

.Në ndërkohë kemi patur qindra-mijra të sëmurë e jo më pak jetë të humbura në mbarë botën nga kjo “flamë”, duke përjetuar shumë e shumë drama të dhimbëshme individuale e familjare, por fatmirësisht kemi përjetuar edhe shumë e shumë gëzime të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen….KUJDES, të mos e nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetes dhe të afërmve tanë, për sa kohë virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19 ende rrezikon të na infektojë, si dhe për sa kohë që imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbritur atë cak të domozdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit në mesin tonë….Ecuria e Pandemive të kësaj natyre ka ligjësitë e saja, diçka që e kam shprehur në një postim të shumë muajve më parë, andaj atë çka kemi mësuar prej tyre duhet ti kemi mjaft mirë parasysh…..Koha dhe ecuria e rasteve qartazi po e vërteton një parashikim të tillë….Lehtësimi gradual i masave kufizuese fatmirësisht po na krijon mundësitë socio-ekonomike e psikologjike të rigjallërimit të gjithshkaje në jetët tona….

Ditë më të mira na presin, POR kjo nuku duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetvetes dhe atyre që gjallërojnë pranë  nesh….PËRSHPEJTIMI i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive të kësaj “flame mbarëbotërore”….KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë….NE mantelbardhët dhe trupa e ofrimit të përkujdesit shëndetsor jemi kurdoherë aty në vijën e parë të përballjes me Pandeminë e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid 19-, për të bërë më të mirën tonë në ofrimin e ndihmës sonë jetëshëruese….Ju duam dhe kurrë të mos ju mungojë besimi në Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….Together forever!!!” shkruan Kalo në postimin e tij.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img