Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po shkonte të vriste të dënuarin për drogë, Operacionalja e Elbasanit zbret në terren, 23 vjeçari hedh kallashnikovin në rrugë dhe largohet (EMRAT-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Po shkonte të vriste të dënuarin për drogë,

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga Shërbimet e Policisë së Elbasanit, pas informacioneve në rrugë operative se një 23 vjeçar po kërkonte për të vrarë një shtetas tjetër me të cilin ishte konfliktuar disa ditë më parë.

Rezulton se shtetasi që ishte në shënjestrën e të riut, është dënuar dy herë me burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Menjëherë është organizuar puna dhe në terren kanë dalë strukturat hetimore dhe operacionale.

Shtetasi Bekim Rusta, 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Boiken Bahiti, 41 vjeç, banues në Elbasan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Boiken Bahiti, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Bekim Rusta, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i shtetasit Bekim Rusta për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijonë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas i pajisur me armë zjarri, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh), kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e kësaj ngjarjeje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Elbasanit, me qëllim parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit që dyshohet se kishte planifikuar të kryente vrasjen.

Shtetasi Bekim Rusta, 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Boiken Bahiti, 41 vjeç, banues në Elbasan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. R., 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i shtetasit B. R. për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijonë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll