Hapësire reklamuese

Bota

Po shkonin në shkollë, kamioni përplas fëmijët në Itali, vdes 17-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Po shkonin në shkollë, kamioni përplas fëmijët në
Shoferi i një kamioni në Itali u arrestua nga policia mëngjesin e së premtes (23/2) pasi përplasi për vdekje  një  17-vjeçar dhe plagosi rëndë motrën e tij 15-vjeçare në Bassano, në periferi të Sanremos . Në fakt, sipas agjencisë italiane Ansa, shoferi pasi përplasi me kamion dy nxënësit që po shkonin në shkollë është larguar nga vendngjarja. Ai u gjet dhe u arrestua nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari okular Shoferi u arrestua  sapo kishte përfunduar dërgimin e produkteve në një kompani lokale. Ai i tha policisë se nuk kishte vënë re asgjë. Kamioni është sekuestruar. Ndërkohë mësohet se 15-vjeçarja po trajtohet në një spital në Pietra Ligure me plagë të rënda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese