Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

‘Po shkoj në zyrën ovale që të…’, Joe Biden bën veprimin e parë si president i SHBA, Gorbaçov i kërkon të rregullojë marrëdhëniet me Rusinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f80de1968787b5a2db29bf6b9c300efd

Ka përfunduar ceremonia e inaugurimit të presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Ndërkohë, presidenti Biden ka bërë tashmë postimin e parë në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi. Kjo është arsyeja pse sot, unë jam duke shkuar në Zyrën Ovale për t’iu futur punës për të sjellë veprime të guximshme dhe lehtësim të menjëhershëm për familjet amerikane,” vijoi Biden.

Më pas ai bëri një tjetër postim ku shkroi: Tani fillon puna e vërtetë…

Screenshot_19.jpg

Sakaq, udhëheqësi i fundit i BRSS, Mikhail Gorbaçov bëri thirrje sot pas Inaugurimit të Presidentit të SHBA, Joe Biden për të “normalizuar marrëdhëniet” midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Për momentin, gjendja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është një shqetësim i madh. Fatkeqësisht ky është realiteti”. “Por kjo do të thotë që ne duhet të bëjmë diçka, të veprojmë në mënyrë që të normalizojmë marrëdhëniet”, deklaron ai në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse TASS.

“Ne duhet të fillojmë diku, nuk duhet të largohemi nga njëri-tjetri”. “Dua të theksoj përsëri se duhet të flasim me njëri-tjetrin në mënyrë që t’i bëjmë më të qarta synimet dhe veprimet tona,” tha Mikhail Gorbaçov.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img