Hapësire reklamuese

Rajoni

Po shkëmbenin “mallin”, policia italiane arreston dy shqiptarë, sekuestrohet 10 kg kokainë

Shkruar nga Newsbomb
Po shkëmbenin “mallin”, policia italiane arreston dy

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë Italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia kishte rënë në gjurmë të shqiptarëve dhe ishin në ndjekje të tyre.

Policia ka ndjekur për një kohë shqiptarët, ndërsa i ka arrestuar ata teksa ishin duke shkëmbyer drogën në garazhin e një pallati.

Policët e Seksionit të Narkotikëve ngritën grupet e vëzhgimit, i cili bëri të mundur identifikimin e një automjeti që korrespondonte me atë për të cilin kishin marrë informacion. Nga Ford Fiesta doli një 37 vjeçar i cili ishte shqiptar dhe u takua me një tjetër.

Kur shqiptarët panë policinë, u munduan të arratisen. Njëri arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri mbeti i bllokuar në kantierin e një ndërtese. Më pas policia ka arritur të arrestoj shqiptarin e arratisur.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 10 kg kokainë të pastër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu