Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po shkëmbenin drogë në Lezhë, pranga 20-vjeçarit, shkon në 5 numri i të arrestuarve (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Po shkëmbenin drogë në Lezhë, pranga 20-vjeçarit,

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, nën kuadër të operacionit "shkëmbimi” duke e cuar numrin e të arrestuarve në 5.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Florjan Përbiba, 20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ", e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit " Shkëmbimi", në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni "Shkëmbimi".

Shkon në 5 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet 20-vjeçari për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve "

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin : F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ", e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit " Shkëmbimi", në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu