Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Po shkelin të drejtat e serbëve, ambasadori serb në SHBA: Të sanksionohet Kurti

Shkruar nga Newsbomb
Po shkelin të drejtat e serbëve, ambasadori serb në SHBA: Të

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriç në një intervistë është shprehur se Serbia ka arritur një sukses diplomatik në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, pasi katër nga pesë anëtarët e përhershëm të Organizatës Botërore kanë dënuar masat e autoriteteve të Prishtinës të udhëhequra nga Albin Kurti.

"Objektivisht, Serbia ka arritur një çështje thelbësore me pjesëmarrjen dhe mënyrën se si u prezantua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Çështja e Kosovës është rikthyer në OKB në një nivel shumë të lartë përtej seancave rutinë të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një hap më tej drejt delegjitimimit të regjimit të Kurtit. Është bërë e qartë se ai ka shënuar autogol të madh politik në skenën ndërkombëtare duke ushtruar presion ndaj serbëve”, tha Gjuriç.

Ndër të tjera ai kërkoi që të sanksionohet Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, pasi sipas tij, po shkelin të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi.

“Është e nevojshme të sanksionohet Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij për rrezikimin e të drejtave të njeriut të serbëve në Kosovë dhe Metohi, shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe cenimin e stabilitetit në pjesën tonë të botës. Ajo që Kurti po bën drejtpërdrejt korrespondon me përshkrimin e disa dekreteve presidenciale. të Presidentit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me cenimin e stabilitetit rajonal”, tha ai ndër të tjera në një intervistë për “Veçernje Novosti”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese