Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po shkatërronte një automjet në Gjirokastër, arrestohet në flagrancë një person (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili po shkatërronte një automjet.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Devis Guma.

Rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm Guma u kap duke goditur me mjete të forta një automjet tip BMW.

Në momentin e arrestimit, atij i është gjetur në çantë dy thika dhe lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Sakaq, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale 'Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike' dhe' Shkatërrimi prone'.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu