Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Po shërbejnë për një mjedis të sigurt”, Peleshi: Trupat tanë po japin kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it

Shkruar nga Newsbomb
“Po shërbejnë për një mjedis të sigurt”,

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka postuar disa foto të trupave shqiptarë dhe shkruan se ata po japin kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Peshi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis të sigurt.

“Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis të sigurt. Këtë e tregon më së miri pjesemarrja në dy stervitjet e fundit COBËEB dhe GOLDEN SABER. Të përkushtuar të ruajmë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë”, shkruan Peleshi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll