Një pallat 12 katësh në lagjen e Shtufit në Gjirokastër u rrezikua gjatë mbrëmjes së djeshme për të rënë pas rreshqitjes së rrugës dhe dherave që shkuan deri në katin e dytë të pallatit.
Tani, rreth orës 13.00 një grup specialistësh të Prokurorisë së Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë filluar marrjen e provave të para për të cuar përpara përgjegjësisë personat që e kanë këtë përgjëgji. Lajmin e jep deputeti I PD së qarkut të Gjirokastrës Tritan Shehu.
“Njoftohem se grupi i gatshëm hetimor ka shkuar në vendngjarje, në lagjen e Shtufit, aty ku rrëshkitja rrezikon jo vetëm godinat por edhe jetën e qytetarëve. Padyshim ka shumë për të hetuar e konkluduar në atë masakër urbanistike, potencialisht vdekjeprurëse të kryer aty në disa vite. Falenderoj prokurorinë për reagimin e shpejtë dhe fillimin e hetimeve”- shkruan Tritan Shehu në rrjetin social facebook.