Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po rregullonte depozitën, 54-vjeçarja bie nga taraca e pallatit në Tiranë (GJENDJA SHËNDETËSORE)

Shkruar nga Newsbomb

Një person ka rënë nga një lartësi në zonën e Ali Demit në Tiranë.  

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetësja, M.XH., 54-vjeçe ka qënë duke rregulluar depozitën mbi taracën e pallatit, por ka humbur ekuilibrin duke rënë në tokë.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, ndërsa 54-vjeçarja është transportuar drejt spitalit ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll