Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po rregullonte antenën në tarracën e pallatit, rrëzohet dhe humb jetën 41-vjeçari në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec.

Bëhet me dije se një 41-vjeçar ishte në tarracën e pallatit dhe po rregullonte antenën, ndërsa ka rënë aksidentalisht duke humbur jetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Pogradecit ndërsa trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit.

Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll