Një ngjarje e frikshme dhe jo e zakonshme ka ndodhur në Brazil, pasi korrespondenten e CNN, Bruna Masado, e kanë grabitur në momentin që ishte në raportim 'live'.
Video e regjistruar tregon se grabitësi iu afrua dhe gazetarja në fillim mendoi se ishte dikush me kapuç që donte të fliste, ndaj e përshëndeti.
Por grabitësi nxori thikën dhe filloi ta kërcënonte, duke i kërkuar celularët që gazetarja kishte.
Ajo ia dha të dy telefonat që kishte me vete, ndërsa fatmirësisht nuk u lëndua vetë, por ngjarjen e panë qindra mijëra persona 'live'.
Sondazh
Poll