Me breshëri plumbash është ekzekutuar një 28-vjeçar shqiptar në Belgjikë.
Bëhet me dije se ngjarje ka ndodhur në Koekelare. Shqiptari ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij, kur një person iu afrua dhe e qëlloi me breshëri plubash duke e lënë të vdekur në vend.
Mediat e huaja raportojnë se i riu që ka humbur jetën është Ilir S, i cili la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël.
Në lidhje me ngjarjen policia ka rrestuar autorin e dyshuar, por nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë vrasje.