Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Po qaj si fëmijë’, Nishani mesazh miqve për humbjen e nënës: Në situatën absurde që po kalojmë, zakonet e traditat nuk mundemi ti respektojmë...

Shkruar nga Newsbomb
Nena e Nishanit

Ish-presidenti Bujar Nishani, ditën e djeshme humbi një prej njerëzve më të dashur, nënën e tij.

Sot ka bërë një postim në rrjete sociale ku u përgjigjet të gjithë miqve të tij, duke i falenderuar për mesazhet e ngushëllimit që i kanë dërguar.

Në mesazhin e tij Nishani shkruan se traditat dhe zakonet nuk mund të ndiqen për shkak të situatës së Covid.

“Të dashur miq e dashamirë. Ju falenderojmë me mirënjohje për mesazhet tuaja ngushëlluese.

Në rrethanat dhe situatën absurde që po kalojmë, kur doket, zakonet, traditat tona nuk po mundemi ti respektojmë, prania dhe ngushëllimi juaj përmes mesazheve ishte lehtësimi ynë më i madh.

Në pamundësi për t’ju përgjigjur një për një, personalisht seicilit prej jush, siç e meriton nderi dhe vlera juaj për ne, lutemi pranoni mirënjohjen dhe falenderimet tona.

Unë besoj, besoj shumë se Nëna jonë e ndjerë është e qetë dhe e paqtë që ne kemi kaq shumë miq e dashamirë! Zoti sjelltë veç gëzime në familjet tuaja”, shkruan Nishani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu