Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po punonte tokën, dëshmitari tregon përplasjen e grabitësve me Policinë: Si në luftë, kishte breshëri kallashi dhe pistoletash për 3 minuta (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Ismet Vladi është një nga dëshmitarët që ka parë nga afër përplasjen e grabitësve të Rinasit me policët që po i ndiqnin pas.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Vladi ka treguar se kishte qenë duke punuar tokën kur kishte dëgjuar të shtënat dhe ishte bërë kurioz. Sipas tij tre makina policie ishin vënë në ndjekje të furgonit të grabitësve të Rinasit, të cilët në dalje të rrugës së fshatit kishin ndaluar furgonin dhe kishin hapur zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj policisë.

Ismet Vladi tregon se menjëherë dhe policët ishin përgjigjur me zjarr, ndërkohë që siç përshkruan ai vendi u kthye në luftë pasi qëllohej me breshëri nga të dy anët.

Dëshmitari ka vazhdon më tej duke treguar se furgoni i bardhë i grabitësve kishte bllokuar rrugën dhe një prej tyre qëllonte me breshëri drejt policëve. Pas vrasjes së njërit prej tyre siç tregon dhe Ismeti për Top Channel, të shtënat kanë pushuar.

VIDEO - TOP CHANNEL

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll