Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar ku një 55-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se shtetasi Arben Piro teksa ishte duke punuar për të nxjerrë mermer ka humbur jetën.
Policia menjëherë ka arrestuar në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", përgjegjësin teknik të kësaj firme Jordan Maçolli dhe përgjegjësin e sektorin, në po të njëjtën firmë shtetasin grek Karail Sterjos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i plotë i Policisë:
Skrapar
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.
Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetasi A.P., 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme